Kreu i Partisë Denokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët, ku u rikthye të flasë edhe njëherë për ligjin për Teatrin.

Pas paralajmërimeve për shpalljen non-grata të arkitektit të huaj të Teatrit të ri Kombëtar, Basha paralajmëroi edhe kompaninë ndërtuese Fusha Sh.P.K. dhe duke shkuar një hap më tej, paralajmëroi çdo kompani që përfiton nga PPP-të dhe tenderat qeveritare.

“Dua t’i bëj sot një paralajmërim të qartë Fusha SH.P.K.-së, dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes PPP-ve, tenderave dhe koncesioneve në procesin e grabitjes së pasurive publike të shqiptarëve. Nuk ka asnjë shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale. Asnjë shans. Çdo veprim i Fusha SH.P.K., dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji antimafia. Do t’ju fillojmë që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të  ligjit antimafia do t’ju sekuestrojmë çdo centimetër dhe çdo cent për shkeljet që do t’ju konstatojmë. Sikundër nëse guxoni ti vini minat Teatrit kombëtar, të jeni të sigurt se minat do tua vëmë edhe kullave tuaja, me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, ndonëse kam bindjen se paratë janë para të Toyotave Yaris.”