Paralajmërimi i Berishës: Të shtunën ka revoltë!

23/05/2018 - 22:58

   “Të shtunën ka revoltë”.

Ky është paralajmërimi që bën ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me protestën e së shtunës, që opozita do të mbajë kundër qeverisë Rama, pas skandalit të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Të shtunën ka revoltë. Revolta synon, dëshiroj unë, të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Vendi është pranë një konflikti. Nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën e fundit që është drejtësia, atëherë atyre u mbetet vetëm revolta dhe përballja. Nëse ti u merr Prokurorinë, gjykatat, shemb garantin e Kushtetutës, ti përjashton të gjithë të tjerët nga ky vend dhe ata nuk duhet të ikin por duhet të të shporrin si kalbësirë.

Unë nuk jam më pjesë e lidershipit, por në befasi nuk e kap dot kush opozitën. Opozita duhet të zgjidhë këtë krizë. Rama duhet të dijë se e ka sjellë vendin në situatën më kritike të 27 viteve. Narkomazhoranca duhet t’i përkulet vullnetit të popullit. Pasi të shembet perandoria e drogës, marrja peng e mediave, pasi të shemben shtyllat e narkoshteit, atëherë qytetarët do të votojnë të lirë. PD duhet të jetë e gatshme të paraqesë alternativën e saj dhe qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, tha ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në ABC News. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar karateistin nga Kosova Enver Cakiqi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thë

*Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

Partia Demokratike Dega Durrës ka organizuar si asnjëherë më parë diskutime më të gjithë departamentet e saj.

Partia Demokratike ngre shqetësimin se banorët e zonës së Zall Herit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, vuajnë nga kushtet e infrastru

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë pranë detit, pikërisht në Vlorë.

Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj ka publikuar dy foto nga përmbytja e shëtitores “Taulantia", me një vit diferencë njëra me tjetrën.

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i

Pas publikimit të përgjimeve të organizatës kriminale “Ndrangheta”, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe k

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka është takuar sot me drejtues të grupseksioneve të zonës së Rrashbullit.