Paralajmërimi i Braçes: E qara për Amazonën është trendy, por Shëngjini dhemb më shumë!

24/08/2019 - 11:15

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar në Malin e Shëngjinit, e cila është shkrumbuar nga zjarri. 

Braçe paralajmëron ndëshkim për autorët teksa shkruan në postimin e tij në Instagram se zjarri është i qëllimtë dhe për arsye kriminale.

POSTIMI I BRAÇES

KURORA E #SHENGJINIT
NE ZJARR E PAS ZJARRIT!

Pylli me pisha e shkurre te tjera
nuk eshte me!

Per 32 ore zjarrefikes,
ushtare e punonjes te emergjences,
ben gjithcka per te mbrojtur
banesat nga zjarri prane tyre,
njeheresh per te shpetuar pyllin.

Me banesat ia dolen-i mbrojten,
me pyllin jo-s’arriten.

Zjarri ne #Shengjin eshte i perseritur,
ne te njejten kurore,
I QELLIMTE e per kete arsye kriminal.

Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin,
plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
mos e gezoj kurrkush!!
Ai qe prone do te grabise,
plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall!

Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu,
nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu!

E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy,
por #Shengjini dhemb edhe me shume!

Per shume kohe,
ne #Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij,
e ndane me pyllin, malin,
me nje mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap,
pa pyetur per shkaterrimin!

Tek interesa te tilla nis;
Me keto interesa duhet luftuar,
te medha apo banale qofshin!

Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij,
si duhen kerkujt!

Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma!
Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht,
kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues,
e ndez dhe e perhap flaken kudo!

Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend,
ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne!

Gjithnje nis tek politika,
vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi" n

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka komentuar procesin gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale.

Gratë deputete i janë drejtuar kuvendit paraditen e sotme për t’u bërë pjesë e seancës së javës.

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit.

Teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të

Nëse gjykata do të dënojë sot ish-ministrin Saimir Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Maksim Haxhia.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim arbëreshin Mario Brunetti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, e ka konsideruar debat pa kuptim kërkesën për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i