Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gjatë mbrëmjes së sotme një deklaratë të befasishme lidhur me aksionin opozitar kundër qeverisë.

Sipas Berishës, opozita ka vetëm dy rrugë duke argumentuar se mosbindja civile ose do të përmbysë regjimin, ose do të shuhet.

Pjesë nga biseda në studion e “360 Gradë”: 

Berisha: Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri me Ramën.

Sulo: Çfarë nënkuptoni me përplasje të fuqishme?

Berisha: Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj

Sulo: 30 qershori se si po shkojnë punët duket që nuk do të ketë negociatë. Ndërkombëtarët nuk do të jenë. Edhe sot Soreca tha kjo është një punë shqiptare. Edhe amerikanët nëpërmjet zotit Palmer. Tani elektorati i PS-së do shkojë të votojë dhe i PD-së jo. Cila do jetë përplasja?

Berisha: Kjo besoj se jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor.