Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë në intervistën e dhënë për emisionin “Open” në TCH. Edhe pse nuk e tha tekstualisht, kreu i shtetit ka paralajmëruar se mund të shpërndajë parlamentin nëse mazhoranca do të shkojë drejt shkarkimit të tij.

“Përpara se të më shkarkojnë ata mua, i shkarkoj unë më përpara. Megjthëse ata tashmë të shkarkuar janë. Çfarë legjitimiteti ka ky parlament?

Unë do të bëj çfarë është e mundur që të shmang përplasjen, por nëse ata e kanë me kaq dëshirë t’i shkojnë deri në fund grushtit të shtetit, le t’i shkojnë.

Unë do të bëj gjithçka kam në dorë. Si do të reagoj unë? Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t’ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende” – tha Meta.