Paralajmërimi i ministrit për grupet kriminale: Policia do t’ua nxijë jetën

Postuar: 16/04/2018 - 12:15

Kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj deklaroi sot se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve.

Në këtë kuadër, ministri Xhafaj ka kërcënuar grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë se 'policia do t'ua nxijë jetën'.

"Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin. Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi. Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Belgjika nuk është vend i "arit" ku mund të gjeni çfarëdo lloj gjëje që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azi

Deputeti durrsak Lefter Koka, është fotografuar sot në Kuvend teksa ka shkuar për të përshëndetur deputetin Saimir Tahirin.

Pas deklaratës për gazetarët se nuk do të kishte bir nëne apo kurve që do ta pengonte, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar

Deputeti Tom Doshi, të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka kërkuar Vetting edhe në politikë, në n

Pas deklaratës së ish ministrit Tahiri se "nuk ka bir nëne e bir kurve që e ndalon", ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Palok

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha deputetët demokratë u larguan nga salla e Parlamentit, ashtu siç edhe kishin vendosur në mbled

Në një prononcim për gazetarët ish-ministri i Brendshëm, ka befasuar me fjalimin e tij.

Rikthimi i Saimir Tahirit në parlament ka qenë nën vëmëndjen e gazetarëve që nga momenti që ai hyri në oborrin e Kuvendit.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën plenare të kësaj së enjte, pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën ish-k

Ndërkohe që kreu i PD-së, Lulzim Basha fliste në foltore, deputeti Sali Berisha i ka kërkuar kreut të Kuvendit që Saimir Tahiri të nxirre