Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman Johann David Wadephul për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në Twitter, Balla shkruan se PS po e shtyn përpara marrëveshjen e 5 qershorit duke e plotësuar dhe se meriton lavdërime për këtë.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla.