Parku “Rinia” në Tiranë i cili u përmbyt sot nga shiu, 6 ditë nga inaugurimi i tij, është konsideruar sot nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi si një rekord korrupsioni.

Këlliçi thotë se kështu prishet propaganda kur çdo projekt i Bashkisë Tiranë bëhet për të vjedhur 1 miliard lekë.

Sipas tij, këto para tashmë shkuan dëm në më pak se një javë.

“KARMA! Kështu të prishet gjithë propaganda kur çdo projekt i Bashkisë bëhet për të vjedhur! 1 miliardë lekë “investim”, shkuan dëm në më pak se një javë nga inagurimi. Një rekord korrupsioni ky, që vetëm kryebetonieri i Tiranës, Erion Veliaj mund ta vendoste!”, shkruan ai.