Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Presidentit Ilir Meta për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Arben Shehu ka marrë 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Pas votimit, Shehu ka bërë dhe betimin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.