Partia Agrare Ambientaliste i ka kërkuar qeverisë që të rrisë numrin e shteteve që hapin në mënyrë reciproke kufijtë e tyre.

Me një deklaratë për mediat, PAA i shpreh mirënjohjen BE që e renditi Shqipërinë mes vendeve që do t’i lejohet lëvizja drejt shteteve anëtare të Unionit.

REAGIMI I PLOTË

Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi! Një lajm i gëzueshëm dhe shpresëdhënës për ringritjen tonë.

PAA i shpreh mirënjohje Bashkimit Europian dhe i kërkon qeverisë shqiptare të rrisë numrin e shteteve që hapin në mënyrë reciproke kufijtë e tyre. PAA reagoi publikisht kundër presioneve arrogante që bënte Rama vetëm përpara pak ditëve se do ta mbyllte prapë Shqipërinë. Këto janë sjellje tipike të liderëve me tendenca neodiktatoriale.

Edhe pse shifrat e të infektuarve në Shqipëri këto ditë janë rritur, BE-ja mori vendimin e duhur për daljen nga kriza. BE nuk u influencua nga frika por nga shpresa.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin për të eleminuar sjelljet arrogante ndaj çdo shqiptari dhe ndaj biznesit. Paketat specifike me fokus turizmin dhe bujqësinë nuk duhet të vonohen, pasi kjo ndihmon shqiptarët që nga kjo hapje të kompesojnë një pjesë të humbjeve të periudhës së vet-izolimit.

PAA i bën thirrje publike gjithë shqiptarëve të respektojmë në maksimum protokollet e parandalimit të pandemisë. Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi!