Partitë e vogla të opozitës kanë nisur sot të regjistrohen në zgjdhjet lokale të 13 Tetorit. Ato njohin dekretin e Presidentit të Republikës që anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe caktoi nje datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve.

Të parat që kanë dorëzuar sot kërkesat në KQZ kanë qenë Lëvizja Socialiste për Intergrim dhe Partia Republikane.

Pak ditë më parë ato i kërkuan zyrtarisht KQZ-së të niste procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve, por ky institucion nuk arriti të merrte kërkesën në shqyrtim për shkak se 4 anëtarë nuk morën pjesë.