Pas  debatit që ndodhi në Bruksel, ku përfaqësues të opozitës braktisën mbledhjen e PE-së pasi kërkonin përjashtimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit, ky i fundit ka marrë një dhuratë që duket se ka të bëje me pjesëmarrjen e tij në mbledhje.

"Dhe në fund një dhuratë nga Knuti, Elly, Monica dhe miqtë e tjerë të Parlamentit Europian për anëtarin që ka marrë pjesë në të gjitha takimet e SAPC që nga dita e parë e krijimit," shkruan Balla në Instagram duke iu referuar zyrtarëve: 

Eurodeputetit Knut Fleckenstein, Zëvendëskryetares së Komisionit Parlamentar për Stabilizim- Asociimin Shqipëri-BE, Elly Schlein dhe kryetares së delegacionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei.