Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe është projektuar këtë mbrëmje në fasadën e Universitetit Politikenik, në nderim të Ditës Kombëtare të këtij vendi.

Ka qenë kryeministri Rama që përmes një publikimi në tuiter, ka ndarë këtë imazh, ndërsa shkruan: “Shqipëria nderon me respekt të lartë,  Ditën Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner në kohë shumë të vështira për popullin shqiptar. Ne nuk do ta harrojmë çfarë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti e bekoftë popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Kujtojmë se më 28 Nëntor, në ditën tonë kombëtare një projeksion i flamurit shqiptar u shfaq në kullën Burj Khalifa në Dubai të Emirateve të Bashkuara.