Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryeministrit Edi Rama në Durrës.

Berisha e konsideron këtë si akt përdhosje të flamurit kombëtar dhe një krim të shëmtuar të pushtetit të mafies.

“Perdhoset Flamuri Kombetar pas mitingut ne Durres te Zografit Bis. Krim i shemtuar i narko horrave te pushtetit te mafies. Rama ik! Fitore!”, shkruan ish-kryeministri në Facebook.