Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.

Kreu i qeverisë anuloi udhëtimin drejt SHBA dhe u kthye me urgjencë nga Gjermania duke lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30.