Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i është drejtuar në orët e mesditës së sotme selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku po zhvillon një takim me kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve të deputetëve por edhe protesta e ditës së nesërme që do të mbahet para Kuvendit.