Pas takimit me Metën, ish-kreu i KQZ zbulon ftesën për zgjidhjen e krizës

20/11/2019 - 21:40

Problemet e krijuara nga kjo mënyrë qeverisjeje duhet të zgjidhen nga ne dhe pa mbajtur sytë nga ndërkombëtarët tha ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume pas takimit me Presidentin Ilir Meta.

Pasditen e së mërkurës Presidenti priti në një takim ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ku diskutoi për rreth një orë për problemet e prodhuara nga kriza politike dhe kushtetuese.

Në fund të këtij takimi, konstitucionalisti Kristaq Kume tha për mediat se Presidenti Meta ka propozuar se zgjidhja e problematikave mund të vijë duke ju drejtuar popullit dhe jo duke mbajtur sytë nga ndërkombëtarët.

“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, kur ai do ti adresohet popullit për rrugët që duhen ndjekur, për instrumentet që duhen përdorur,  për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Pra në optikën e presidentit, ne si rezultat i mënyrës së qeverisjes, në kuptimin e përgjithshëm të fjalës qeverisje, nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen dhe këmbënguli po ashtu, sipas optikës së tij se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona.”, tha Kume.

Ish-kreu i KQZ-së shtoi se qëndrimi i tij në lidhje me këtë situatë është që të bëhet një “reformë legjislative” me aktorët politikë, specialistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pasi sipas tij Shqipëria nuk po qeveriset më sipas rregullave demokratikë.

“Këtë qëndrim te Presidentit e gjeta edhe të përshtatur në vijim të asaj që unë kam kohë që e kam paraqitur që është një thirrje për të gjithë aktorët politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, specialistë e teknicienë, për t’u bërë të gjithë bashkë dhe të realizojmë reformën e thellë legjislative që do ketë mundësinë të krijojë shtrati e  nevojshëm të ndërtimit të demokracisë. Ne jemi një vend që nuk po qeverisemi më sipas rregullave të demokracisë”, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të operacionit të Policisë së Shtetit në E

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit kanë inspektuar lagjen e re të

Grupi i ekpertëve të ekonomisë dhe financave publike në Partinë Demokratike zhvilluan një takim “online” me misionin e FMN-së, znj.

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh disa orë pasi Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për plotësimin e vakancës në Gjykatën

Në një përpjekje nuk dihet sa të sinqertë për të mburrur Lulzim Bashën, Ilir Meta ka prekur sot thembrën e tij të Akilit.

Miratohet me 108 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim projektrezoluta “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin E

Marrëveshja e 5 qershorit dhe përmbushja e angazhimit nga politika për zbatimin e saj ka qenë në fokus të diskutimeve të presidentit Meta

“Gjatë këtyre 3 vjetëve, ne ia kemi dalë të modernizojmë Forcat e Armatosura për ta kthyer atë në një forcë profesionistë dhe më pranë qy

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe Ministri në

Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit parakohe të mandatit të i