Pasaportat e arta/ "The Guardian" zbulon si Rama e zyrtarë të huaj i japin nënshtetësi të pasurve të Europës të akuzuar për krime

16/11/2019 - 16:35

Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë tre kryeministra, ndër ta edhe ai shqiptar Edi Rama. Rama ishte në këtë aktivitet krahas kryeministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro. Edi Rama ka premtuar në këtë konferencë se kush merr nënshtetësi shqiptare nga të huajt e pasur, nuk do të paguajë taksa për 10 vjet, shkruan “Guardian”.

Kjo do të thotë se të pasurit europianë nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet pushime në vendin tonë. Pra, një i huaj me para nuk do paguajë në vendin tonë asnjë taksë për 10 vjet në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollarë dhe investimeve.

Ky event që ka si synim që të thithen investime nga biznesmenët e pasur ka hasur në shumë kritika të ashpra. Gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka cituar zv. presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova, që deklaron se shitja e pasaportave paraqet rrezik. Jurova shprehet se gjithë ky sistem transaksionesh duhet rinegociuar meqenëse për momentin komisioni nuk ka kompetenca për të ndërhyrë.

Me këtë veprim që po kryen, Rama po minon besimin e shteteve europiane, në këmbim të fitimit ose të futjes të sa më shumë parave në ekonomi. Rama me këtë hap garanton futjen e parave në ekonominë shqiptare, por pa pyetur shumë për prejardhjen e tyre ose njerëzit që investojnë.

Mirëpo, aktiviteti ka një sërë problemesh. Një tjetër problem është se shqetësimet e BE-së janë reale. Kompania që ka organizuar aktivitetin, Henley & Partners me biletë hyrjeje 1 500 stërlina është raportuar se ka patur jo pak probleme me aktivitetet e saj që konsistojnë në ndërmjetësimin mes qeverive dhe pasanikëve të interesuar. Një prej shteteve që mori pjesë në event, Qipro i dha nënshtetësi përmes shitjes një biznesmeni në kërkim nga Malajzia, por ka premtuar se do ta revokojë atë. Për 4000 pasaporta të shitura që nga viti 2013 thuhet se Qipro ka mbledhur 6 miliardë euro.

Edhe Malta që e aplikon këtë skemë përmes koncesionit të dhënë kompanisë në fjalë akuzohet se ka shitur nënshtetësinë e pesë njerëzve në kërkim dhe të akuzuar për vepra të rënda penale në fushën ekonomike, siç është pastrimi i parave. Nuk është e qartë se kush e ka kontaktuar kryeministrin Rama në këtë ambient.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I ftuar në 'Zonë e Lirë', kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe mbi procesin e hapjes në Partinë Demokratike.  

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe dep

Që pas heqjes së masave kufizuese në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit ku dit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është pritur në një takim në selinë blu nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilët b

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me gradën madhore “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Kom

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se ndërtimet në Velipojë u shembën nga banditët e pushtetit që sipas tij shkatërruan mundin dhe djers

Nga selia blu përmes një deklarate për mediat, zyrtari i PD-së, Ervin Minarolli akuzoi qeverinë Rama se me rrugën Milot-Fier, po bën vjed

Kryeministri Edi Rama deklaroi se politika shqiptare nuk duhet të presë që një ditë presidenti i Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas lajmit të autoritete