Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show të gazetarit” Adi Krasta se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, e pikërisht për këtë deklaratë, kryeministri e ka paditur.

Sevim Arbana ka thënë në emision se ka parë se si kryeministri Rama ka ushtruar dhunë ndaj ministres së tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës. Mësohet se në padinë e tij kryeministri kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanës në emision:

“Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”, tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest…

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk… Te “Sheratoni” ka qenë, qershor 2013.

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve.