Pasoja e tërmetit shkatërrimtar, Balla: Familjet do të sistemohen në shtëpi me qira

08/12/2019 - 16:00

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Florenc Spaho ishte në qytetin e Peqinit, pranë disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit, të cilat janë strehuar përkohësisht në çadra.

Balla tha se familjet, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme nga tërmeti do të strehohen në çadra e më pas në banesa me qera.

“Për të gjitha familjet, banesat e të cilëve kanë paraqitur dëmtime në strukturë, çarje të rënda të mureve apo dëmtim të çatisë kemi marrë vendimin për t’i nxjerrë nga banesa menjehërë dhe për seicilën familje kemi vendosur një çadër në oborrin e shtëpisë, të pajisura me krevate, dyshekë dhe batanije. Gjithashtu janë marrë të gjitha masat që familjet të furnizohen dhe me ndihma ushqimore. Në fazën e dytë familjet do të sistemohen në shtëpi me qera. Ndërkohë në bashkepunim me Qeverinë do të programojmë rindërtimin ose rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara”, deklaroi Balla.

Në disa fshatra të Bashkisë së Peqinit ka pasur dëme në banesa nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Deri më tani, nga verifikimet e kryera në terren nga ana e specialistëve të Bashkisë dhe Nënprefekturës së Peqinit janë identifikuar 10 banesa me dëme të medha, në të cilat banorët nuk mund të jetojnë më.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se stafi mjekësor në spitalin e këtij qyteti, është infektuar në masë me Covid-19.

Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të

Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit.

Ministri i shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-depu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriol

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufita

Partia Demokratike ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të blloku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot një tjetër ligj Kuvendit të Shqipërisë, atë për Shtetësinë.