Pasojat e tërmetit, Çuçi: Ja deri kur do jetë bonusi i qirasë për të prekurit (VIDEO+FOTO)

11/12/2019 - 13:48

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhimin e situates pas termetit tragjik me 51 viktima. 

Ministri Çuçi ka deklaruar se janë strehuar përkohësisht 13.294 qytetarë të prekur nga tërmeti, nga këta, 4149 në hotele, 7383 në çadra, 395 në qendra sociale dhe 254 të tjerë në palestra. Sipas tij, më shumë se 1000 persona të tjerë kanë gjetur strehim në qytete të vendit dhe në Kosovë.

Ministri Çuçi tha se janë inspektuar 14 069 objekte nga ku:

  • 261 pallate dëmtuar rëndë të shpallur të pabanueshme
  • 2237 banesa të pabanueshme
  • 851 pallate me dëme të mesme e të lehtë
  • 4618 banesa me dëmtime të mesme e lehta

"Gjatë ktyre dy javëve u dhuruan nga qeveria 42 apartamente për banorët që i janë dëmtuar banesat. Deri tani 930 pacient janë trajtuar në spital dhe të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmë. Ju kemi kushtuar edhe vazhdojmë ti kushtojmë një emergjencë të përshtatshme edhe fëmijëve, 40 prej të cilëve marrin ndihmë nga ekspertët. Përsa i përket inerteve, do të depozitohen në Porto Romano në fazën e parë. Banesat e rrezikshme janë të përfshira  në fazë ku prekin banorët. Në përbërje të këtyre grupe kemi inspektuar 500 inxhinierë vendas për të parë banesat e dëmtuara. 805 pallate dëmtime të lehtë 4500 banesa dëmtime të lehta", tha Çuçi.

Ministri Çuçi ka bërë me dije se “qeveria do t’u ofrojë bonusin e qirasë për të pastrehët deri në maj të vitit 2021”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit "Opinion" ka deklaruar emrat e atij që ai i konsideron "armiq".

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për marreveshjen PD-PS për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë në Lezhë në një takim me strukturat ku ka shpërndarë dhe karta an

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e T

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla se do

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti Ulsi Manja, komentoi disa prej vendimeve të bujshme të organeve të drejtësisë, që kanë liruar nga

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit.

Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Antishpifje.

Ish-ministrja e Integrimit e LSI-së, Klajda Gjosha e ka cilësuar dërgimin për opinion të Paketës Anti-Shpifje në Komisionin e Venecias ng