Pastrimi i parave në ndërtim? Rama: Verifikohet kushdo që blen apartament, Shqipëria ka rregulla të shtrënguara!

26/01/2021 - 12:38

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë pretendimet se mafia italiane Ndragheta është përfshirë në pastrimin e parave në Tiranë në sektorin e ndërtimit.

Në një konferencë shtypi me gazetarët, Rama është shprehur se vendi ynë ka filtra të fortë për të goditur pastrimin e parave.

“Ku i shikoni këtu ju këto pallatet, gradaçelat, gjithë ato marrëzira që e kanë menduar Shqipërinë në fakt siç e përshkruani ju, sic e përshkruan opozita, vendin e mafias, vendin e drogës, vendin ku o burra të nisemi se bëhet pastrim parash. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”.

Duke folur në këtë aspekt, Rama solli shembullin e emigrantëve të cilët dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri apo blejnë apartament në vendin tonë, dhe këto para iu bllokohen për muaj me radhë për shkak të procedurave të verifikimit.

“Blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë Euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Gjë që ka krijuar probleme për emigrantët për të çuar para në Shqipëri. Nga i nxirrni këto konkluzione që ndërtohet pa banka? Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur hetimi se do na ndihmojë dhe ne. Bëhen verifikime ekstreme me të cilat unë nuk jam dakord, por ky është ligji, kjo është rruga që kemi zgjedhur. Çdo klient që blen apartament në Shqipëri, shqiptar, emigrant, shqiptar Shqipërie, apo i huaj kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave. Të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të detyruara të japin shpjegime dhe kanë ankesa për këtë punë se kjo tremb klientelën. A ka? Patjetër! As nuk e përjashtoj fare. Por ku? Si? Sa? Kjo është sfida e institucioneve dhe ju ftoj t’i bashkoheni me investigime”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka marrë një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyll

Dalin disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet kryeministri Edi Rama ka përdorur figurat publike me futjen në listat për kandidate për depute

Partia Demokratike ka përcaktuar edhe kandidatët që do të jenë emrat e parë në listën e Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD janë konfirmuar edhe emrat të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në disa qarqe të ve

“Nisma Thurje” ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.