PD çel fushatën në Durrës, Berisha: Premtoj liberalizim vizash dhe me SHBA

14/05/2013 - 21:58

DURRËS, 14 maj 2013- Partia Demokratike mbrëmjen e sotme hapi fushatën elektorale në qarkun e Durrësit.

Kryeministri Sali Berisha tha sot në Durrës, në çelje të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në këtë qark se,” në Durrës ka zbarkuar sot uragani i fuqishëm i fitores së 23 qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit europian dhe Shqipërisë europiane”. 

Berisha theksoi se sot përballen mes tyre dy alternativa. Sipas tij, alternativa e djathtë është ajo e vlerave dhe lirive, kurse ajo e majtë, e shkatërrimit dhe bllokimit. 

“Sot përballen dy qëndrime, dy alternativa. Përballet alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira në liritë familjen në kombin dhe integrimin. Kjo alternative na udhëhoqi ne dhe këto 20 vite, mundi dhe djersa juaj, e emigrantëve shqiptarë kudo që janë, reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga një mjerim i paparë ndonjëherë dhe të ecim të sigurt në rrugën e begatisë dhe prosperitetit. 
Ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer më të sigurt, konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Detrat e ekonomisë europiane dhe botërore kanë qenë më me tallaze se kurrë, por ekonomia shqiptare, në vitet më të vështira, ia doli me sukses të ruajë rritjen e saj. Ia doli të krijojë vende pune dhe të japë ulje të papunësisë. Këto vite në kulmin e një krize, besimi ynë tek liri9të tuaja, iniciativa juaj e lirë ka bërë që Shqipëria të marrë më shumë se kurrë investime të huaja, të krijojë vende pune. Në këto vite, Durrësi, i shekujve dhe mijëvjecarëve, Shqipëria me brigjet dhe malet e saj, janë ngritur në kurorën e vendeve turistike të botës. Janë krijuar kështu mijëra e qindra vende pune”. 

“Por cila është alternativa tjetër. Alternativa tjetër është ajo e rritjes së taksave e largimeve të investimeve, shkatërruese e vendeve të punës”. 

Kryeministri Berisha sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste për bllokim të integrimit. 

“Si ka mundësi që në 22 vjet me rradhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit, të lidhen vetëm me emrin e PD-së. Ne nuk kemi qene 22 vite në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, dhe kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Por atëherë cfarë ndodh me partinë tjetër, si ka mundësi që në 20 vite nuk ka qoftë dhe një firmë të vetme në integrimin e Shqipërisë drejt botës perëndimore.”- tha Berisha.

Duke rivlerësuar se alternativa e majtë është trillimi dhe mashtrimi, Berisha garantoi se nëse fiton mandatin e dytë qeverisës do bëjë reforma dhe për heqjen e vizave me SHBA, ashtu si për BE. 

“Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me refoma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne ju besojmë ju, mundit dhe djersës suaj, aspiratave vlerave tuaja, asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqënies”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.