Partia Demokratike thotë se deputeti socialist Alket Hyseni, sot ndodhet para akuzës publike se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua. Sipas akuzës Hyseni ka tjetërsuar pronën, nëpërmjet falsifikimit, në kohën ku ai drejtonte Task Forcën për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Noka: Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Flamur Noka, i ka kërkuar prokurorisë të veprojë.

Noka: Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet. 

Sipas Deputetit Noka, ky është një rast për prokurorinë të tregojë se nuk është selektive dhe pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.