PD braktis seancën: Pas Tahirit merrni edhe Habilajt e Balilajt në Parlament!

19/04/2018 - 11:10

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën plenare të kësaj së enjte, pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën ish-kryeministrit Berisha.

Duke folur nga jashtë parlamentit, Berisha tha se socialistët penguan disa vite më parë statusin e vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet, ndërsa ka kërkuar sërish që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të nxirret jashtë Parlamentit.

"Të nxirret Tahiri jashtë Parlamentit, dhe të sillen këtu Habilajt e Balilajt. Se këtë bënë sot, Rama futi Tahirin në Parlament për kremtimin e rekomandimit. Ky paranojak halucinant, mendon se ky proces të cilin e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtyrja dhe pasiguria janë veprat e tij. Rekomandimi për hapjen e negociatave, nis me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, me firmosjen e kërkesës dhe pranimin e Shqipërisë në rrugën e vendit anëtar të BE, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, me heqjen e vizave, me rekomandimin e KE në 2012-2013, që e bllokoi. Në të gjitha këto ngjarje, Rama ka qenë kategorik kundër. Ka futur bilbilat në Parlament për ta bllokuar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar prokuroren e krimeve të rënda, Donika Prelën, si autoren e grisjes së fletarrestit për kryebashk

Pas akuzave të opozitës në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet për arrestimet në mbarë vendin, vjen një

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpif

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të policisë, deklaroi se deri më tani

Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila dënoi për shpifje këshilltarin e PD në Bashki Akil Kraja, vjen reagimi nga kryeop

Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në “Facebook” të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil K

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka mgritur një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se ç'bënte në prill me këshilltarin Endri F

Pas Ulsi Manjës, ka reaguar edhe deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Jurgis Cyrbja për deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lu

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja njëherësh kryetar i komisionit të ligjeve i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.