PD dëgjesë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Të mbrohet godina, vendi po rrëshqet në diktaturë

20/07/2019 - 20:44

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike. Fillimisht e mori fjalën regjisori Robert Budina, i cili tha se vendi po rrëshqet në diktaturë.

Regjisori Robert Budina: Ne kërkojmë që mos të shembet godina e Teatrit. Edhe opozita foli në parlament, nuk e dëgjoi njeri dhe u detyrua që të dalë nga Kuvendi. Sot ne jemi këtu, ndëra ka dy ditë që e mbrojmë këtë godinë tonën. Jemi mbledhur këtu që të flasim për interesin e publikut. Vendi po rrëshqet në diktaturë.

Çlirim Gjata: Kryetarja e Bashkisë Durrës u rrëzua fillimisht me të drejtë, sepse gjyqtarja me guxim tha se ka shkelje administrative. Vendimi u dha me të drejtë. Mund t’i bëhej Apel vendimit. Por ndodhi ajo e paparashikueshmja. Në rastin e dytë, gjyqtari ka vepruar me urdhër politik. Gjykata merr vendime absurde, sepse është nën diktat politik. Unë nuk jam kundër reformës në drejtësi, por jam kundër kapjes së saj nga kryeministri.

Me siguri që teatri do të shembej lehtë, nëse nuk do të ishte protesta. Është ky popull që proteston dhe nuk lejon prishjen e godinave. Këto godina do të qëndrojnë. Do vijë dita që jo vetëm që do të anulohet ai ligj, por do miratohet ligj që do kthejë teatrin siç ishte. Do bëhet ligj që vetë artistët të venë artistët në krye të teatrit. Ta mbrojmë trashëgiminë tonë kombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një darkë informale me aleatët e PD.

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Elvin Minarolli, në një deklaratë nga selia blu tha se: "Projektimi i Aeropor

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një raport të gjatë shpjegues Komisionit të Venecias lidhur mbi vendimet dhe qëndrimet e tij që nis që

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar zërat për një marrëveshje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi kreu i Vaut të Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë pre

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba