PD denoncoi 3 bonuse qiraje për kreun e PS-së, reagon bashkia e Durrësit

14/12/2019 - 16:55

Pas akuzave të ngritura paraditen e sotme nga Partia Demokratike, e cila denoncoi se 3 bonuse qiraje ishin dhënë për familjen e Armand Bashës, kreut të PS-së në fshatin Radë, ka ardhur reagimi i bashkisë së Durrësit.

Në një informacion të shpërndarë për mediat, bashkia e Durrësit sqaron se Armand Hysni Basha, Hysni Murat Basha dhe Murat Asllan Basha jetonin së bashku me familjet e tyre në një ndërtesë 2 katëshe + papafingo, por të ndarë nga njëri tjetri. Në akt konstatimin e datës 5 dhjetor thuhet se objekti duhet të shembet.

Bashkia sqaron njëkohësisht se të tre këta persona kanë aplikuar më vete për bonus qiraje, në bazë të përbërjes familjare.

“Duke qene se listat jane paraprake, ne dosjet e aplikanteve mungon kontrata e qerase, i cili eshte dokument i nevojshem per vijimin e perfitimit te procedures se bonusit. Me plotesimin e dokumentacionit dhe strehimin e familjes ne banese me qera do vijoje me tej procedura e parashikuar me lart.” – sqaron bashkia.

Deklarata e plotë e bashkisë Durrës:

Armand Hysni Basha, Hysni Murat Basha dhe Murat Asllan Basha jane ne listen paraprake te miratuar me VKB 643 dt 10.12.2019 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne VKM 641 dt7.12.2019 Per miratimin e listes paraprake te familjeve te prekura nga termeti I dates 26.11.2019, te cilat do te perfitojne nga subvencionimi I qerase

Nga verifikimi ne terren rezulton se banesa ku ka qene strehuar kjo familje  perpara termetit dates 26.11.2019 ishte 2kate + papafingo, dhe familjet jetonin te ndara sipas kateve.

Akt konstatimi per kete objektin 2k+ papafingo, I bere me dt 5.12.2019 shprehet:

Ne muret mbajtes dhe ne kolona ka demtime te renda dhe muret ndarese kane rene.

Objekti duhet te shembet.

Sa me siper, qytetareve i lind e drejta te aplikojne prane bashkise per perfitimin e bonusit deri ne nje zgjidhje perfundimtare per strehimin e tyre.

***

Z.Armand Hysni Basha, ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 04.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 4 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 4 anëtarë datë 06.12.2019.

Z. Hysni Murat Basha ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 05.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 4 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 5 anëtarë datë 06.12.2019.

Z.Murat Asllan Basha ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 07.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 1 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 1 anëtarë datë 07.12.2019.

Duke qene se listat jane paraprake, ne dosjet e aplikanteve mungon kontrata e qerase, i cili eshte document i nevojshem per vijimin e perfitimit te procedures se bonusit. Me plotesimin e dokumentacionit dhe strehimin e familjes ne banese me qera do vijoje me tej procedura e parashikuar me lart.

Drejtoria e Sherbimeve

Bashkia Durres

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE, nga konferena ne Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Pr

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Uni

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së nga Kroacia, është mbajtur një aktivitet në Tiranë nga ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme e

Gazeta gjermane “Bild” ka fshirë artikullin dedikuar financimit të fshehtë në llogari të PD-së dhe kryedemokratit Basha.