PD denoncon nga Spitali i Kavajës: Skandali i shitjes së oksigjenit, pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme

16/01/2021 - 14:54

Partia Demokratike denoncoi sot përmes ish-deputetes Oriola Pampuri, shitjen e oksigjenit në Spitalin e Kavajës, duke u shprehur se kjo vjen si pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme.

Sipas ish-deputetes, oksigjenisti Mensur Shtylla i arretsuar pak ditë më parë, pasi shpërndante bombola oksigjeni pa autorizimin mjekësor, është nipi i ish-drejtorit të Spitalit të Kavajës, që u emërua në shkelje të ligjit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE NGA SPITALI I KAVAJËS, ORIOLA PAMPURI

Jemi përpara Spitalit të Kavajës, aty ku u denoncua rasti i Mensur Shtyllës, nipit të ish drejtorit të Kavajës, Përparim Dahiu, i cili emëron nipin e tij në vend të oksigjenistit të dalë në pension, në shkelje të ligjit, i cili ndalon titullarët të emërojnë të afërmit e tyre në vendin ku ata punojnë.

Mensur Shtylla shiste oksigjen jashtë ambienteve të spitalit hallexhinjve, njerëzve të pamundur. Dhe ky është skandali i cili nxori në pah propagandën e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut. Nxori në pah dështimin e plotë të sistemit shëndetësor, nxori në pah atë të cilën shesin nga mëngjesi deri në darkë, propagandën me konkurset fiktive dhe sigurisht atë të cilën mungon, mungesën e meritokracisë, në të gjitha sistemet tashmë.

Shqipëria, një vend ku ka një numër të lartë të papunësisë, një vend ku kosto e jetesës është rritur, një vend ku numri i personave në varfëri ekstreme është i lartë, një vend ku përballë të gjithë kësaj është paradoksi i disa ministrave të cilët darkojnë me çmime ekstreme, në restorante luktsoze në Dubai.

Shqipëria e cila meriton një kryeministër i cili punon për shqiptarët, t’u qëndrojë pranë shqiptarëve, sot ka një kryeministër të dështuar, ka një kryeministër i cili dështoi çdo sistem, përfshirë këtu edhe dështimin e tij më të madh, sistemin shëndetësor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin "Shqipëria, shtëpia që fiton", ku përcaktoh

Duke marrë shkak nga projektet 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për qytetin bregdetar, drejtuesi politik i Partisë Demokratike