PD Durrës, kundër Berishës për emërimin e nipit të H. Kapos ambasador

06/12/2013 - 15:15

DURRËS, 6 dhjetor 2013 – PD-ja e Durrësit i kundërvihet jo vetëm Edi Ramës, por edhe Sali Berishës, që dha konsesusin për emërimin e Ilir Gjonit, nipit të Hysni Kapos, si ambasador në Zvicër, ku zëvendëson ish-sekretarin e parë të rinisë komuniste-puniste, tropojanin Mehmet Elezi. PD-ja e Durrësit, nëpërmjet gazetës së saj, ka përdorur një letër të hapur të poetes tiranase Elidë Buçpapaj (Skënderi), gruas së ish-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar në vitet 1990, tropojanit Skënder Buçpapa, që i kërkon presidentit të Republikës Bujar Nishani të mos dekretojë konsensusin Rama-Berisha për Ilir Xhelil Gjonin. Ka kohë që çifti Buçpapaj i ka ftohur marrëdhëniet me PD-në dhe Berishën. Poetja Elidë dhe PD-ja Durrës vënë në dukje se “në komisionin për politikën e jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, përveç deputetëve të PS, votuan për Ilir Gjonin edhe deputetë të PD-së që janë Aldo Bumçi, Jozefinë Topalli, Gert Bogdani dhe Kastriot Islami. I keni dëgjuar si bëjnë blabla deputetët e PD-së kur është puna për të konsumuar retorikë për bijtë e ish-anëtarëve të KQPPSH? Po përse heshtën kësaj here? A nuk është Ilir Gjoni i biri i Xhelil Gjonit, ish-anëtarit të KQPPSH?” Sipas Elidës dhe PD-së Durrës, “po të reagonin edhe për retorikë, deputetët e PS do t’u përgjigjeshin: “Po ku keni gojë ju të flisni, a nuk e mbajtët për tetë vjet ambasador në Zvicër, për dy mandate rresht, një ish-kandidat të KQPPSH, siç ishte Mehmet Elezi [ka qenë dhe sekretari i parë i komitetit qendror të bashkimit të rinisë së punës së Shqipërisë, shef i sektorit të shtypit në KQ të PPSH-së – “Dyrrah”-u]! Dhe ky shkëmbim retorike sa për teatër do të mediatizohej – e populli do të dëgjonte një të vërtetë! Prandaj preferuan të heshtin e ta votojnë Ilir Gjonin”. Ndërkohë Ilir Gjoni është dhe nipi ish-nr 2. të regjimit komunist Hysni Kapo (1915–1979), mjek i të cilit ka qenë edhe kardiologu Sali Berisha (në foto: Sali Berisha në krah të Hysni e Vito Kapos në Paris, në vitin 1977. Bashkë me ta është edhe Hasan Luçi, rezidenti i sigurimit në ambasadën shqiptare në Paris).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së, Ptrit Vasili përmes një statusi në Facebook deklaroi se në kushtet e përhapjes së koronavirusit, testimi në masë i

Në konferencën online me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyt nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videokoference me gazetarët tha se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë mjekut të njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye ne frontin e luftës në Infekt

Partia Demokratike dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me tenderin pa garë 1.5 milion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falënderuar qeverinë shqiptare për ndihmën që i ka dhënë disa qyt

Përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku ish-deputete e PD-së publikoi raportin e “Standard and Poor’s”, ku shkruan se sipas tyre ve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendon tonë, Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasv

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në