Departamenti i Politikave Monetare pranë Partisë Demokratike dega Durrës, denoncon se kanë bërë një punë-vëzhgim dhe analizë për të parë se si shpenzohen paratë publike nga institucionet e pushtetit lokal në qytetin bregdetar, në këtë periudhë të vështirë ekonomike.

Sipas kreut të këtij departamenti, Nasild Alikaj, puna konsiston më së shumti për t’u përqendruar në fakte dhe shifra, e për t’u larguar nga diskursi i përgjithshëm politik pasi mendojmë që kështu i vijmë në ndihmë qytetarëve për të krijuar dhe ato një ide se si shpenzohen paratë e tyre.

Teksa kanë analizuar disa nga tenderët e kryer, Alikaj shkruan se “Bashkia Durrës çdo vit tenderon për materiale dekori të reja, nderkohë që po të njëjtat zbukurime shohim.

Ja vlen të ndalemi tek vlera 1.066.906.274 (nje miliard e gjashtedhjete e gjashte milion e nenteqind e gjashte mije e dyqind e shtatedhjete e kater ) Lekë të reja, e cila është llogaritur për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në shkallë dëmi DS1,DS2,DS3.

Një vështrim të shkurtër po t’i bësh këtyre ndërtesave, katet e para që janë më të dëmtuara, projektet e rregullimit do bëhen nga Instituti i Ndërtimit, pasi ato kanë shkallë dëmi më të lartë, ndërkohë katet e sipërme përveç plasaritjeve në 70% të rasteve s’kanë asnjë dëm tjetër.”

DENONCIMI I PLOTË:

Sebashku me anëtarët e Departamentit të Politikave Monetare pranë Partise Demokratike Dega Durrës, bëmë një punë-vëzhgim dhe analizë deri diku ,për të parë se si shpenzohen paratë publike nga institucionet e pushtetit lokal në Durrës,në këtë periudhe të vështirë ekonomike,në të cilën po jetojmë.

Puna konsiston më së shumti për tu përqendruar në fakte dhe shifra,e për tu larguar nga diskursi i pergjithshëm politik pasi mendojmë që keshtu i vijmë në ndihmë qytetareve për të krijuar dhe ato nje ide se si shpenzohen paratë e tyre.

A shpenzohen ato në menyrë të drejtë për kohën që jetojmë?

A janë këto prioritetet që duhet të kene institucione të ndryshme?

A duhet me patjeteër të tenderohet dhe në këtë kohë”lufte” ,sic e quan kryeministri ?

A jane të fryra këto shifra?

A duhet të alokohen fondet në shërbime dhe problematika më parësore dhe jetësore në këto momente?

Kur borxhi publik ka shkuar mbi 85% të PBB, a duhet të ketë frenim nga të gjitha institucionet?

Pikerisht duke u nisur nga këto pyetje shqetesuese të gjithsecilit, duke parë dhe faktet ,ne mendojmë që prioritetet e kesaj qeverie përtej show-t politik,në këto muaj të fundit të qeverisjes së tyre janë thjesht zhvatja e cdo qindarke të arkëtuar nga taksapaguesit dhe fondet që alokohen nga qeverisja qendrore për cdo institucion.

Disa nga tenderat që ne kemi parë janë si më poshtë:

*Blerje autoshkalle MZSH Bashkia Durres- 7,083,300 Leke (te reja)

*Blerje inertesh UKD – 3,938,816 Leke

*Blerje preparatesh pishine BD – 2,166,000 Leke

*Blerje dru zjarri dhe pelet BD -12,201,600 Leke

*Blerje materiale pastrimi BD -15,493,000 Leke

*Sinjalistika rrugore 2020 NRRD -12,475,000 Leke

*Blerje rroba profesionale NSHKD – 1,800,000 Leke

*Blerje pjese këmbimi NSHKD – 1,993,000 Leke

*Blerje kazanash për mbeturina BD -12,474,000 Leke

*Pastrim kolektori qender Durres UKD -103,882,966 Leke

*Blerje gomash NSHKD – 1,299,750 Leke

*Blerje dekori 2020 NRRD – 9,950,000 Leke

Totali i këture tenderave është 184,757,632 Lekë (të reja)

Nderkohe 2 tenderat që janë akoma ne vlera më të frikshme përtej diskutimit që janë të nevojshme për riparimet e demtimeve të tërmetit në nivel DS1,DS2,DS3 :

*Rikonstruksion ose riparim i 9loteveBD- 1,066,906,274 Leke(te reja)

*Mbikqyrje punimesh BD -11,179,000 Leke

Datat e tenderimeve janë në fotot e meposhtme.

Kemi tender për blerjen e preparateve për pastrimin e pishines me datë 14.8.20,nderkohë që sa të firmoset kontrata dhe të meret produkti ,ka mbaruar vera!!

Kemi tender për blerje dru zjarri në muajin Gusht ,kur në Durrës e dime mjaft mire që nga 12 muaj,10 muaj janë të ngrohtë!!

Kemi tender ne rastin e pjeseve të këmbimit te NSHKD ku muaji Shtator paraqitet me 31 ditë!!

Kemi tender për blerje kazanash për mbeturinat ku sot e kësaj dite në 80% te qytetit janë akoma kazanet e viteve 2000.

Kemi tender pastrimi kolektori të zonës së qytetit,ku me 10 minuta shi përmbytet i gjithë Durrësi.

Qershia mbi tortë është tenderi për blerjen e dekorit për festat e fundvitit 2020,kur qyteti jonë eshte i rraskapitur dhe i dërrmuar dhe cdo qindarkë këtij qyteti i bën mirë.

Të gjithë i festojmë festat e fundvitit nëpër shtepitë tona,madje dhe zbukurimet i kemi blerë prej 5 vitesh dhe po ato përdorim.

Ndërsa jo!Bashkia Durrës cdo vit tenderon për materiale dekori të reja,nderkohë që po të njejtat zbukurime shohim.

Ja vlen të ndalemi tek vlera 1.066.906.274 (nje miliard e gjashtedhjete e gjashte milion e nenteqind e gjashte mije e dyqind e shtatedhjete e kater ) Lekë të reja,e cila është llogaritur për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në shkallë dëmi DS1, DS2, DS3.

Një vështrim të shkurtër po ti besh këtyre ndërtesave,katet e para që janë më të dëmtuara,projektet e rregullimit do bëhen nga instituti i ndërtimit pasi ato kanë shkallë dëmi më të lartë,ndërkohë katet e sipërme pervec plasaritjeve në 70% të rasteve skan asnjë dëm tjetër.

Për të mos u zgjatur më tej po e mbyll me një shprehje mjaft të goditur.

“Nuk jemi një vend i varfër,por jemi një vend i vjedhur”.