PD e denoncoi se përfitoi 3 bonuse qiraje nga Bashkia Durrës, kreu i PS: Tërmeti s'njohu parti politike

14/12/2019 - 20:01

Kreu i Partisë Socialistë në Manzë, Armand Basha ka reaguar pas akuzave të PD-së se familja e tij ka përfituar 3 bonuse qiraje nga Bashkia e Durrësit.

Teksa poston disa foto të banesës së tij në Facebook, Basha shkruan se godina është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është shpallur e pabanueshme, vërtetuar kjo dhe nga akt- konstatimi i firmosur nga ekipi i specialistëve turk sipas tij. 

"Gjej rastin ti sqaroj, që tërmeti nuk njohu parti politike, por vetëm viktima, pa asnjë dallim dhe unë e familjaret e mi, ishim disa prej tyre dhe u trajtuam si të tillë, jo si militantë të PS-së", thotë ndër të tjera Basha.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar miq dhe të njohur, sic jemi në dijeni, me dt.26 Nëntor 2019, më së shumti Qarku i Durrësit, u prek nga një tërmet i fuqishëm, me pasoja tragjike dhe viktima. Për fat të mirë, unë dhe familjaret e mi, shpëtuam shëndoshe e mirë, por praktikisht banesa ime private në fshatin Radë, Manëz (Durrës), ku unë dhe familjaret e mi jetojmë, u demtua rëndë dhe është e pabanueshme, vërtetuar kjo dhe nga akt- konstatimi i banesës, firmosur nga ekipi i specialistëve të ardhur nga Turqia. Ndonëse i prekur familjarisht, nga pasojat e tërmetit , isha që në momentet e para dhe do vazhdoj të jem pjesë e situates, për të ndihmuar gjithë komunitetin e prekur, si një njeri dhe pjesë integrale e komunitetit të fshatit Radë. Gjithsesi, papritur e papandehur, sot u gjenda i ballafaquar me sulmin zyrtar të Partisë Demokratike, për shkak të funksionit përfaqësues, që kam për Partinë Socialiste në këtë zonë, ku nëpërmjet një deklarate zyrtare të tyre, hamendësojnë se kam përfituar bonuse qeraje për vete dhe familjarët e mi, në mënyrë të pamerituar, si privilegj për faktin se jam pjesë përfaqësuese e PS-së. Mendoj se PD-ja, duhet të gjente kohë për solidaritet, jo për sulme personale që është pak të thuash, se janë tepër banale e mediokre. Më poshtë gjeni 1. Certifikatat familjare, të cilat qartazi tregojnë sa persona e familje ishim në banesë, 2. Fotot e banesës private pas dëmtimit, si dhe 3. Statusin medioker të PD-së. Në përfundim, i ftoj të gjithë miqtë opozitarë, të jenë fillimisht solidarë dhe human, pastaj militantë, pasi s'është korrekte dhe as e falshme, të cënohem e shqetësohem familjarisht, për kreditin e tyre politik. Gjithashtu, gjej rastin ti sqaroj, që tërmeti nuk njohu parti politike, por vetëm viktima, pa asnjë dallim dhe unë e familjaret e mi, ishim disa prej tyre dhe u trajtuam si të tillë, jo si militantë të PS-së (këtu gjithsesi dua t'ju kujtoj se pëlqimi,përkatësia dhe përfaqesimi politik, mbrohet si e drejtë njerëzore nga Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë, sepse është pikërisht vlerë demokracie dhe jo krim)! Unë dhe familja ime, ju urojmë një fundjave të mbarë dhe pa strese, ashtu si e përjetuam ne sot.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga Durrësi lidhur me prerjen e kumbullave dekorativ

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative "Pissardi" në rrugën "Egnatia"