TIRANË– Partia Demokratike sulmon liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me të kaluarën e tij. Në një deklaratë për shtyp PD akuzon Ramën, se vazhdon bllokimin e votimit të tre ligjeve në Parlament, që kërkohen nga Komisioni Europian dhe organizmat e tjera tw BE-sw për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Më tej në deklaratën për shtyp thuhet se Edi Rama, me qëndrimin e tij bllokues të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë provon se ndjek besnikërisht me mjete të tjera qëndrimet e dajës së tij famëkeq, që persekutoi inteligjencën teknike shqiptare, Spiro Koleka, dhe që në dhjetor të vitit ‘90 kërkoi mbajtjen e pushtetit me gjak. Ndjek verbërisht të atin, që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve pas rënies së perdes së hekurt. 

“Partia Demokratike i rikujton Edi Ramës, se çdo ditë që kalon përgjegjësia jote për murin e bllokimit të shqiptarëve bëhet më e rëndë mbi ty dhe partinë që drejton dhe se ata që shëmben murin e Bashkisë presin me padurim të shembin murin e bllokimit sikundër garanton se me asnjë shpifje apo trillim nuk do mund të fshehësh pasuritë e vjedhura për 11 vjet si ish-kryetar bashkie”,- përfundon deklarata e PD-së.