PD hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit

13/05/2013 - 22:51

TIRANE, 13 maj 2013- Qytetari i parë i Tiranës hapi fushatën elektorale në sheshin “Nënë Tereza”  Kryebashkiaku Basha përpara prezantimit të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këtë qark zgjodhi që të drejtojë dhe një kërkesë për të gjithë qytetarët e Tiranës. 

“U thashë në fillim se Edi Rama nuk është armik, se në bindjen time nuk duhet të kemi armiq. Por, çfarë mund të them sot për Edi Ramën. Ai bllokoi integrimin, do ishim vend kandidat për BE dhe qytetarët do përfitonin nga kjo mundësi se qindra euro grande dhe qindra investitorë do afroheshin se kjo për shkak të potencialeve që ka Shqipëria dhe garancive që gëzon. Rama tha jo. Por çfarë është dikush që i mohon vendit të tij integrimin, të ardhmen, mundësitë e arta. Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i shqiptarëve, nuk është miku i Shqipërisë. Duket se misioni dhe pasioni i tij është bllokimi. Ju do zgjidhni më të mirën, Berishën, PD. Fitore, përpara, përpara!”

Ndërsa për Kryeministrin Berisha më 23 qershor qytetarët shqiptarë janë të ftuar të vendosin për alternativën, modelin e vokacionit të tyre perëndimor.

“23 qershori është zgjedhja e madhe, alternative tjetër ka faktuar se nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj që bëri gjithçka për ta vendosur kombin jashtë hapësirës perëndimore. Bëri gjithçka për të penguar integrimin, për t’u lënë ju pa viza, për të privuar shqiptarët nga pasaporta e shkëlqyer e statusit të vendit kandidat, ajo alternativë sot me cinizëm ekstrem e quan veten  aleanca e Shqipërisë Euopiane,  e vërtet kjo sa ç’është i vërtetë zotimi i 1 prillit. Le të votojmë së bashku për veten tonë, fëmijët e nipat për Shqipërinë në Europë, të integruar”, vuri në dukje Berisha. 

Njëkohësisht në vlerësimin e kreut të mazhorancës qeverisëse, 23 qershori është dita e përballjes së dy alternativave.

“23 qershori është dita e gjykimit tuaj historik të madh tek kutitë e votimit përballen dy filozofi, dy qendrime, qendrimi ynë që synon lirinë tuaj, besim të pakufijshëm tek iniciativa juaj e lirë, pasuria e saj. Ne besojmë se gjithçka ka arritur Shqipëria këto 20 vite keni qenë ju qytetarët e mirë shqiptarë arkitektët e vërtetë. Cila është alternative tjetër, ajo kërkon të bëjë Shqipërinë të punojë për qeverinë, altetantiva e besimit tek diktati shtetëror, qeveritar, e taksave të larta, e pushtimit të hapësiravë të incitivës së lirë”, veçoi Berisha. 

Mesazhi për kundërshtarin e tij politik shkon përmes vetë zhvillimeve në aktualitetin politik.

“Zoti Basha qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë të falendarojnë për rotacionin që i bërë zotit Rama. Por herën e dytë ia bën Koço Kokëdhima, dhe rotacionin e tretë do tia bëjë Tirana dhe e gjithë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Në këtë hapje fushate në Tiranë, kreu i i qeverisë kërkoi  organizimin e një fushate të civilizuar drejt një mandati të tretë. 

“Kanë qenë kohë stuhie shtrëngate e madhe, pro anija jonë qëndroi shkak të forcës së qeverisë, por forcës së pathyeshëm të individit ët lirë shqiptar. Katër vitet që vijën Shqipëria kap nivelin e vendit të zhvilluar, statusin hapje negtociatash gjithçka për një jetë më të mirë për cdo shqiptar. Të zhvillojmë kësaj radhe fushatën më të civilizuar të vlerave që ne u besojmë, çdo qytetar shqipar pavarësiht nga përkatësia partiake se ne jemi ndryshimi përpara përpara përpara, fitore fitore”, përfundoi Berisha fjalën e tij. 

Për ministren e Integrimit, Majlinda Bregu “sot më shumë se më parë kemi arsye që të fitojmë në zgjedhjet e 23 qershorit”.

Duke iu referuar pikërisht tre ligjeve të integrimit, Bregu i rikujtoi Ramës se u bë pengesë për bllokimin e statusit të vendit kandidat, duke qenë kështu kundër vetë shqiptarëve.

Për kandidaten për deputete, Jorida Tabaku politikat qeverisë kanë qenë dhe do të jenë në mbështetje të punësimit të të rinjve.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova garantoi se me përmes kandidimit kërkon të bëjë më shumë për shëndetësinë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.