Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do kërkojë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro pasi ka dhënë leje për ndërtimin e një biznesi privat në brendësi të parkut arkeologjik të Butrintit.

I ftuar në emisonin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, Boçi tha se opozita do ndërmarrë hapa konkretë për largimin e Kumbaros. Ai tha se ministrja ka shkelur të gjitha ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 

Pika më e rëndësishme e diskutimit ishte “Skandali në Butrint”, i cili mori përmasa të mëdha pasi në pikëpamjen e tij, veprimi i ministres Kumbaro ishte tërësisht antiligjor dhe për këtë duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Boçi në komentin e tij është ndalur dhe tek një aksion i Partisë Demokratike, ai theksoi se nuk do të jetë thjeshtë me retorikë politike, por një veprim i qartë që do të kërkojë largimin e Kumbaros nga drejtuesja e Ministrisë së Kulturës.

Intervista e plotë i deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi:

Nëse mundeni mund t’a komentoni situatën e sotme në parlament, çfarë tha Kryeministri Edi Rama nëpër dhëmbë?

Është sharje dhe ofendim që është përdor shpesh, të flas unë I bie ti shtojë vlerën sharjes së tij, por refuzoj të japë një përgjigje të tillë. Kodi I etikës nuk ma lejon ta them se cfarë sharje ishte. Ai pati të njëjtin reagim dhe me Bashën, është një metodë që e përdor shumë. Nuk e përdori si pjesë reflektuese, pavarësisht se ka dhënë fjalën se nuk do të ketë sharje, por bie pre e kësaj fatkeqësisht. Rama e ka sharjen si mjet i paskrupullt.Rama ka një pushtet Ilegjitim dhe nuk ka produkt konkret. Ne do të kemi disa nisma së shpejti

Çfarë janë këto nisma që ju po thoni zoti Boçi?

Janë nisma për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe në fusha të tjera. Pra këto nisma do të jenë të kësaj natyre.

Ju dukeni se merrni shumë pjesë edhe jashtë parlamentit, por sherrin e keni vetëm në parlament, pse ndodh kjo?

Sjellja jonë ka qenë etike dhe politike, është përpjekur të jetë e kujdesshme në këtë prizëm, realiteti është I kundërt. Zëri i opozitës nuk u respektua sot.

Çfarë do të ndodh nesër, ju keni zhvilluar një mbledhje, cili është qendrimi i juaj si parti?

Nesër do të kemi një qendrim korrekt, solid dhe në përputhje me rregulloret. Ruci nuk e ndan asnjëherë atë që lidhet me rregulloren dhe traditën.

Ligji për minoritetet, a përbën një rrezik për kombin ky lloj ligj?

Nuk duhet të futem në këtë pjesë, sepse nuk kam dëshirë të gjykojë në këtë cështje, ne duhet që të hyjmë e ta zgjidhim sipas konventave ndërkombëtare.

Skandali me Butrintit, a është shkelur ligji me ndëtimin në Butrintin?

Që përballë kemi një ministry gënjen hapur, shkel ligjin me të dyja këmbët, nëse ne bëjmë një panorama, gënjeu në nenin e pengimin e gazetarëve.Gazetari nuk pengohet sipas këtij rasri, nuk ka fare për leje kur ka ndërtime në këtë pjesë. Me qëllim të mos fotografohen artefaktet arkeologjike.Ka qenë një kërkesë për të kërkuar falje ndaj gazetarëve, kërkesë nga drejtuesja e komisionit.Këtu është një aferr e pastë, sepse ka marrë veprime antoiligjore, ka qenë një afrim personal.Nuk jepte dhe vlerën e investimeve që gjoja pretendohet se do iu shërbejë  turistëve. Nëse nuk respektohet fjala për të sjellë vlerën e investimeve, atëherë duhet të japë llogari ligjore.

Që të hysh atje duhet të kesh lejen restauruese, ndryshe nuk lejohet nga ligji. Një firmë që nuk ka lidhje me shërbimet ndaj turistët, të vijë nga Tirana.Në ligj përcaktohet qartë se nuk lejohet asnjë ndërhyrje, por duhet të lihet ashtu siç është.Saia prej 40 ton beton si mund të quhet material si jo ndërtues, hekuri ishte aty, tullat po aty, ky është një ndërtim i pastër në kundërshtim me ligjin. Firma me të cilën është kontraktuar është Hako, por tjetra ka qenë e kontraktuar si pjesë e punimeve nga kompania Hako.Pjesa tjetër e firmës nuk ishte në dijeni të ministres.

Sipas ministres Mirela Kumbaro, ky objekt do të shërbejë vetëm për 5 vjet?

Jo do ketë dhe pikë të tjera, por do të ketë një shërbim tjetër, që është tërësisht e paligjsme.Ministrja për këtë aferë, dhe medias është normale të japë dorëheqjen, ne kemi vazhduar, ky është skandali më I madh kjo është pasuria më e madhe që ka shqipëria.Shembujt e Akropolit, nuk lejohet asnjë shitje dhe për një shitje të një shishe uji, pavarësisht sasisë.

Kur kërkoni largimin, do të jetë një aksion apo thjesht një retorikë politike?

Nuk është retorikë, por është një aksion I pastër me kërkesa të prera, ju falenderoj ju si media, pasi ju e keni bërë publike.Ai ka përgjegjesinë për komunitetit, a ka një studim për këtë ia kërkobva ministrisë, një nismë e tillë përjashton familjet artizanale, në fakt ministria tha është një dakordësi, se si do të jëtë më pas kjo dakordësi sipas një pike tjetër nuk e di. Kjo do të kroijoj në efejt domino tek sitet tjera në të gjithë vendin. Baza ligjore e përcakton dhe po e pengon dhe pasojën. Që në Butrint nuk ka ardhur për të pirë kafen në Butrint.

Çfarë nxori Komisioni i Medias, u votoua?

Cdo deputet I opozitës kërkoi ndërprejen e punimeve, që ministrija sic e lejon ligji të të bëhët rehabilitimi.Pati dhe argumente, partia është në ballë, foli ikonomi, është një pikë shërbime, mori përkrahje nga mazhoranca, por kundërshti totale nga opozita.

Ne jemi në kundërshti të cdo ndërtimi në këto vende të mbrojtura.Organi I akuzë, duhte falenderuar për hapjen e këtij rasti, por nuk jam shpresëplotë se do të jetë eficent.

Protestat i keni menduar për këto dhe si e shikoni vijimësinë e kësaj çështje, pasi nuk është një çështje e natyrës së përgjithshme, por ka interes të veçantë?

Është një debat i gjerë, ndërsa ne do të ishin në nivelet që po thoni ju çdo gjë të shkojë siç duhet.

Shoqëria civile duhet të protestoj për këtë dhe të krijoj një axhendë përtej axhendës së Partisë Demokratike./Report tv