PD: Klodian Zoto do të paguhet 18 milionë euro nga Rama për inceneratorë që nuk ekzistojnë

29/03/2020 - 22:03

“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë”.

Kështu denoncon në “Facebook” demokrati Eno Bozdo, i cili shton se bashkë me Zoton, Rama do të paguajë edhe 11 miq e shokë të tjerë, që në total do iu japë 120 milionë euro, në mes të kësaj krize të jashtëzakonshme.

Mesazhi i Bozdos:

Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë. Ashtu si edhe 11 miq e shokë të tjerë të Edi Ramës. Të gjithë do të paguhen në total 120 milionë euro, për punë që nuk janë bërë apo nuk kanë pse të bëhen në mes të kësaj krize të jashtëzakonshme.

Gazetarit, i cili dje gjatë intervistës i kërkoi kryeministrit arsyen pse shqiptarët nuk ndihmohen financiarisht ashtu siç po vepron çdo vend tjetër rreth nesh, Rama iu përgjigj thatë se nuk kishte lekë. “ ..S`kemi ku i gjejmë…”-tha, pa iu dridhur qerpiku. Vetëm 12 orë më vonë shpalli tenderin 410 milionë lekë për kolltuqe dhe perde zyrash. Një javë më parë tenderoi plot 50 milionë euro për beton. Para që duhet të shkonin në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë tonë, por që si zakonisht përfundojnë në xhepat e miqve të tij.

Qytetarët të cilët i shkruajnë për faktin se familjet janë pa bukë, se pensionistët nuk kanë me cfarë të ushqehen, se bizneset janë mbyllur dhe se fëmijët po flenë të uritur, Rama tallet me ata duke i kërkuar llogari për lekët që paguajnë internetin.

Ka zgjedhur të talllet në këtë kohë shumë të vështirë. E bën me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Mendon se gjithçka harrohet, por nuk është aspak kështu. Sepse një gjë duhet të ketë mirë parasysh: meqënësë i pëlqen të thotë së “..jemi në luftë, dhe se në luftë dezertorët dënohen..”, atëhërë është mirë t`i kujtojmë se çfarë ndodh me spekulantët dhe hajdutët në kohë lufte dhe se cfarë fati i pret ata.

Sepse lufta per shqiptarët një ditë do të përfundojë, por jo ndjesia e përbuzjes, mëpërkëmbjes dhe talljes së kryeministrit!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë