PD-LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin ‘Cakaj’

11/01/2019 - 17:45

LSI dhe PD janë bërë bashkë ndërsa i janë drejtuar me një kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen ‘Cakaj’. Kërkesa në fjalë bëhet për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve shtetërore për rastin e shkeljes së ligjit nga DSIK.

KERKESAT E OPOZITES

Opozita dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të jahstëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar, i cili u paralajmërua një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë emisionit Opinion. Bie në sy se një nga personat që do të hetohet nga parlamenti është kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror. 4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:

1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;

4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm. Dokumentacion konfirmon se:

· DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeccare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor.
· DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, sin ë Belgjikë dhe Hungari.
· Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare.
· Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka ccuar nëzbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS. “Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë.

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krimet e Rënda do të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Pas zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni, Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maq

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një deklarate për mediat u shpreh se dekani i fakultetit të Drejtësisë,

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar nga Zëri i Amerikës që të verifikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve në Burgje, pas p

Në një dalje për mediat, Ministrja e dekretuar e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini ka kërkuar nga studentët që të mos bllokojnë p

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në Konferencën me temë "Politika e Mirë në Shërbim të Paqes", ku u prezantua mesazhi i Papa Françesku

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e qeverisë se duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, përmes një analize të hollësishme shprehet se miratimi i “Ligjit për Kadastrën” vjedhurazi është nj

Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla duke folur nga Elbasani ku ndodhet për të prezantuar prefektin e ri Gledian Llatja, 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të py