PD: Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për të blerë vota

09/05/2021 - 10:37

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë të diel, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit nga pagesat për tërmetin.

“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale”, shkruan Tabaku.

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit,...

Posted by Jorida Tabaku on Sunday, May 9, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se një objektiv i mandatit të tretë do të jetë revolucioni në administratë për të sh

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së falënderoi liderin historik të PS-së Fatos Nanon, duke thënë se ai ishte f

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në 30-vjetorin e Partisë Socialiste ka deklaruar dorëheqjen nga politika.

Ish-kryeministri i "Pajtimit Kombëtar" të Shqipërisë, Bashkim Fino, është përkujtuar sot në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi informon se në 6 ditët e para të operacionit "Bregdeti ynë" janë shembur 35 objekte pa leje në Ksamil, S

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës përmes një positmi në Facebook me një video nga 12 qershori i vitit 199

Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë m

Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.