PD: Me urdhër të Ramës po bëhet presion për arrestimin e Bashës

17/06/2019 - 13:40

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Partia Demokratike akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, se me urdhër te Edi Ramës po ushtron presion ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij”, thuhet në deklaratën e PD-së për mediat.

Ndërsa e konsideron kriminal presionin që sipas PD po ushtrohet nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, selia blu thotë se gjithçka bëhet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD

Deklarata e plotë:

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta konfirmon takimin me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i shtë përgjigjur akuzave të një dite më parë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Berisha ai kishte d

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka kujtuar votimin me 140 vota të ndryshimeve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi në vitin 2016.

Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje publike për të gjithë kolegët e tij pasi siç thotë ai, ligji i kaluar në Kuvend për Akademinë e

Teksa sot bëhen tre vite nga miratimi me konsensus të gjerë i reformës në drejtësi, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se nuk ia

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, në intervistë për DW paraqet argumentat pse me SPAK-un në Shqipëri do të fi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh