Partia Demokratike e Durrësit është duke monitoruar nga afër procesin zgjedhor që po zhvillohet në qendrat e votimit në të gjithë qytetin.

Siç shihet edhe nga pamjet që po publikon DurrësLajm, anëtarë të kësaj partie po qëndrojnë në ambientet e jashtme të qendrave të votimit dhe monitorojnë të gjithë procesin.

Anëtarët e PD-së mbajnë shënime lidhur me pjesëmarrjen dhe parregullsi të tjera që mund të konstatohen. Sipas kreut të PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, deri më tani në çdo qendër votimi ka pasur 5-6 votues, fakt ky sipas tij që dëshmon se durrsakët po e bojkotojnë këtë proces fars. Sipas tij, PD do të monitorojë procesin me kamera, me shënime, ne të gjitha format e mundshme, për të mos lejuar KZAZ-të dhe QV-të të rrisin artificialisht pjesëmarrjen në votime.

Një ditë më parë, krerët e PD Durrës u takuan me vëzhgues të OSBE-ODHIR-it dhe raportuan parregullsitë e vëna re prej tyre në ditët para procesit të 30 qershorit.