Partia Demokratike e degës së Durrësit ka organizuar një takim me banorë të ish-komunës në Rrashbull, për të cilin thotë se ishte një takim madhështor.

PD shkruan në faqen e saj në “Facebook”, se të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë entuziastë dhe të vendosur për një pjesëmarrje masive në protestën e datës 16 mars në Tiranë. Ata shprehën mendime që ta shporrin qeverinë e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Në këtë takim mernin pjesë Kryrtari i PD-së dega Durrës Ferdinand Xhaferaj, deputetja Fatbardha Kadiu, sekretari i PD-së dega Durrës Luan Hoti, nënkryetari i PD-së dega Durrës Pëllumb Berisha, kryetarët e Grup Seksioneve Sami Duka, Boris Sopi, Ilir Teshi dhe Fatmir Muça. Të pranishëm ishin edhe nënkryetari i PD-së Durrës Arlind Boshku dhe Ardian Muka.