PD ngre alarmin: Shëndetësia në kolaps të plotë. Vdekja e qytetarit pas 3 ditësh sorrollatje në spitale, krim shtetëror

25/10/2020 - 12:05

Partia Demokratike deklaroi sot se vdekja e një qytetari të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë.

Duke iu referuar vdekjes se një 53-vjeçari nga Ndroqi, i cili ishte drejtuar për mjekim në spital por ishte refuzuar nga të gjitha spitalet, ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha sot se vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe se përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve!

Sipas saj, përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike!

Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.

Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit!

I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij.

Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror.

Përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve!

Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur.

Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante!

Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie.

Bashkë me kolegë të tjerë, kemi qenë tek i ashtuquajturi spital COVID 4, që në muajin korrik, për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë të marrë masa urgjente.

Përgjigja e Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut ishte vetëm propaganda, e cila ka mbjellë sot më shumë pasiguri në spitale, ka sjellë viktima të pafajshme, i ka lënë njerëzit në pamundësi për t’u mjekuar, duke i marrë edhe jetën.

Sot mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 më të vërtetë nuk është një spital. Është ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 22 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet.

Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

I kemi treguar rrugën që në 11 mars, 2 ditë pas shpalljes së rastit të parë me COVID. Nuk bëri asgjë, përveçse nxori tanket në rrugë dhe gjobiti njerëzit!

I kemi kërkuar të hapë spitalet rajonale, të angazhojë mjekët e familjes, t’i trajnojë e t’i shpërblejë këta mjekë, që t’i vinë në ndihmë njerëzve, të lehtësojnë 2 spitalet Covid, në mënyrë që të mos ndërpritet trajtimi për kurimin e pacientëve të tjerë.

Nuk bëri asgjë!

Edi Rama refuzon me kokëfortësi të marrë vendime në interes të qytetarëve, sepse ai as nuk di dhe mbi të gjitha, nuk do!

Të dashur qytetarë, ju lutem, kujdesuni për veten në mënyrë maksimale, pasi Shqipëria nuk ka një qeveri. Ajo që shohim ne është një shfaqje teatrale me aktorë sharlatanë! Dhe pasojat janë jetë te humbura si e babait 53 vjeçar, për të cilin qeveria nuk ishte askund, kur ai kishte nevojë më shumë se kurrë.

Për hir të një jetë të humbur nga dështimi i menaxhimit të situatës në spitale, Ogerta Manastirliu duhet të largohet! Nuk është një zgjidhje përfundimtare, pasi shefi i saj Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë gjendje të mjeruar, por ai ka treguar me qindra herë se është i pandjeshëm për hallet e njerëzve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy ditë pas takimit me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbroj

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar për heqjen e titullit qytetar nderi për Veton Surroin.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" për publicistin e

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis l

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë fun

Një tjetër politikan shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën ndaj COVID-19 dhe oër përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar.

Në kuadrin e ditëve të fushatës kundër dhunës ndaj grave, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër krerëve të Drejt

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në adresë të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ish deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka humbur të atin. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Rakipi përmes një postimi në Facebook.