Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë.

Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

‘Zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin. Bëhet publik kalendari për 12 qarqet.

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës  – 3 Tetor

Qarku Elbasan  – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë  – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.’