PD nxjerr dokumentin: Mark Babani i arrestuar për vjedhje në Itali, pjesë e një grupi kriminal

16/09/2019 - 13:54

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani në itali.

"Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje", tha ndër të tjera Bardhi në një dalje për mediat.

DEKLARATA E PLOTË

Prej gati një muaji, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të pakundërshtueshme se tre nga kandidatët e Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit, kanë të kaluar kriminale. Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës e kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Për këtë arsye ata duhet të ishin larguar të gjithë nga detyra që mbajnë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ishin në burg për fallsifikim.

Filtri përballë shkeljes së ligjit duhet të ishte propozuesi dhe mbështetësi politik i tyre Edi Rama. Akti më normal i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama u detyrohet qytetarëve të Shkodrës një shpjegim pse zgjodhi Valdrin Pjetrin, një trafikant droge, për të përfaqësuar Shkodrën.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë banorëve të Vorës pse u ka caktuar një fallsifikator parash dhe mashtrues si Agim Kajmaku në krye të bashkisë.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë dhe të flasë sot përse vendosi që të identifikohet me një kriminel si Mark Babani në Vaun e Dejës.

Deri më sot Edi Rama ka bërë të kundërtën e marrjes së përgjegjësisë publike për emërimet e tij kriminale në bashkitë e vendit. Ai është fshehur si burracak pas zvarritjeve të prokurorisë, e cila akoma nuk ka një përgjigje për asnjërin prej kriminelëve të Edi Ramës.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtet.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.

Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

Ky që shikoni është një dokument i nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.

Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.

Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

Asnjë vonesë apo manipulim i organit të prokurorisë nuk e fsheh më të vërtetën se Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, hprehet se qeveria nuk po përballon siç duhet situatën

Janë 6 mijë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat i kanë marrë pagesat e dëmshpërblimit ose do t’i marrin këto ditë, për

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar në Facebook një tjetër emër, i cili si pas tij, i ka shërbyer e Sigurimit të Shtetit në kohën e komuni

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me bizneset në Vlorë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave n

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Në një kohë kur qeveria deklaron se procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po vijon me ritme të shpejta, ende shumë fa

Tërmeti i 26 nëntorit la pas disa shtëpi të pabanueshme në Bubq. Një ndër to ishte dhe banesa e familjes Shota.

Pas votimit të një dite më parë në Kukës për kandidatët e listës së Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohen një faze tjetër vlerësimi n