Partia Demokratike ka publikuar pamjet e shoqërimit të ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata. Sipas PD-së, Çupi dhe Vata u shoqëruan nga efektivët e policisë të armatosur dhe me maska.

Ka qenë kryetarja e FRPD-së e cila ka publikuar një selfie nga makina e policisë së shtetit. Ndërkohë që më pas PD ka publikuar dhe foton teksa deputetja futet në komisarat dhe ku patrullojnë efektiv me armatim të rëndë.

“Ndryshe nga sa thotë policia, ajo u shoqërua nga dy persona me maska ne një fërgon policie, bashke me kryetaren e FRPD Burrel. Foto që përgënjeshtron policinë e Burrelit. Ish-deputetja Dhurata Çupi dhe kryetarja e FRPD, Denisa Vata duke u shoqëruar ne ambientet e komisariatit te Burrelit,  nga persona me uniforme policie, maska dhe te armatosur”, thekson PD.