Pas reagimit të kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për konfrontimin e ofendimet e kreut të PD në Gramsh, Elmas Haruni kundrejt punonjësve të policisë, ka ardhur një kundërpërgjigje nga ana e demokratëve.

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, në një status në Facebook e quan Ballën "Edvini i Librazhdit", ndërsa poston një video të kryeministrit Edi Rama i cili ofendonte një qytetar, dhe shkruan: "Se kjo edukatë na ka mbajt gjallë".

POSTIMI I PLOTË

“Se kjo edukate na ka mbajt gjalle”…

P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris…