Zv.kryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas padisë së PD të bërë ndaj ministrit, Sandër Lleshaj dhe disa punonjësve të tjerë të Policisë për shpërdorim detyre në protestën e opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj qytetarëve përpara godinës së Kuvendit të Republikës.

Braçe shkruan në rrjete sociale nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv gjatë protestës, atëherë Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e tij.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”