PD: Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga ndihma e qeverisë? Kush do përfitojë? (VIDEO)

27/03/2020 - 11:39

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria po vepron në mungesë transparence për sa i përket ndihmës sociale dhe paketës për biznesin.

Sipas Tabakut, qytetarët nuk e dinë se kush do përfitojë nga ndihma e qeverisë. Për demokratët ende nuk ka përgjigje se çfarë do bëhet me 35 mijë bizneset dhe mbi 70 mijë personat që mbetën të papunë, të cilët nuk përfitojnë nga skema.

"Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues?

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë? Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie?", deklaron Tabaku.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Në emër të Partisë Demokratike dua të ndaj me ju shqetësimin për mungesën e tranparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë.

Ndonëse u premtua disa herë se ishte gati vendimi i Këshillit të Ministrave që detajonte rregullat për përfitimin e ndihmës nga kategoritë që përfshihen në Aktin Normativ të miratuar të dielën, ende nuk është publikuar asgjë.

17 ditë pas rëndimit të krizës, pse nuk ka ende një VKM për pagesat që u lajmëruan nga Qeveria?!

Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues?

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë?  Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie?

Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike? Dua ta përsëris me forcë. Paketa sociale e miratuar nga Qeveria është e pamjaftueshme. Mijëra familje në nevojë apo biznese nuk përfitojnë prej saj.

Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta?

Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë?  Në këto momente, transparenca është shumë e rëndësishme për te ndalur diskriminimin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetareve që sot kanë nevojë.

Veprimi në kohë nga Qeveria është i domosdoshëm dhe çdo vonesë është e patolerueshme.

Sot 300 mijë familje në nevojë për mbijetesë kanë nevojë për ndihmë, pasi mbyllja në shtëpi i ka hequr edhe mundësinë minimale për të ushqyer me bukë fëmijët. Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës. Paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr