PD publikon dokumentin e ri për arrestimin dhe dëbimin e Babanit nga Italia

18/09/2019 - 14:58

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument të ri që tregon sipas saj arrestimin dhe dëbimin e përsëritur të Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës.

Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Mark Babani u arrestua në Itali në vitin 1996 me emrin Fatmir Babaj.

DEKLARATA E PLOTË

Kriminelët e Edi Ramës në bashkitë e vendit vazhdojnë t’i rezistojnë ligjit të dekrizminalizmit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe shërbëtores së tij në prokurori. Është e kotë që e zgjasin agoninë e tyre dhe të shefit të tyre, pasi vendin e kanë të gjithë prapa hekurave. Edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, edhe Agim Kajmaku i Vorës, edhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Megjithëse krimineli i Ramës në Vorë, nga njëra anë mashtronte publikun se nuk ishte arrestuar kurrë, fshehurazi ishte angazhuar që të mbyllte çështjen e hapur penale në Greqi, ku ishte arrestuar me emrin Jorgo Toto.

Pavarësisht se çështja në gjykatën greke nxjerr zbuluar mashtrimin e Agim Kajmakut me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria nuk ka nisur ndaj tij asnjë procedim penal, ndërsa Edi Rama vazhdon ta mbajë atë në mënyrë të paligjshme në krye të Bashkisë së Vorës. Për të treguar se nuk ishte ai protektori politik i Agim Kajmakut, Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar kandidatin e tij për shkelje të rëndë të ligjit.

Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të shkarkohet e të arrestohet.

Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale, por ai nuk mund ta fshehë dot të vërtetën.

Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën.

Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane.

Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person.

Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.

Siç faktojnë dokumentat, Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia.

Dokumentat që po bëjmë sot publikë janë autentikë. Foto në sistemin Italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i nëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me Mark Babanin, kandidatin e Edi Ramës për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mashtrimet dhe përbetimet e Mark Babanit mund të ndihmojnë atë dhe Edi Ramën për të blerë kohë, por e kanë të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre politik.

Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi përmes një deklarate për media hapin e radhës të PS për shkarkimin

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar përmes një postimi në Twitter, 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit.

“Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj”.

Në një prononcim për mediat në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët si do ve

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas 30 minutash ka përfunduar takimi në Presidencë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, i ftuar në vijim të turi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore propozoi rishikimin e ndarjes së re

Në debat e sipër gjatë emisionit “Opinion”, për përplasjen e Presidentit me Kuvendin për Gjykatën Kushtetuese, Blendi Fevziu iu drejtua m

Komisioneri grek i Bashkimit Evropian për emigracionin, Dhimitris Avramopulos iu bëri thirrje liderëve të BE të rishikojnë vendimin për S