Partia Demokratike ka vijuar denonocimin e manipulimit të procesit të votimit më 30 qershor nga ana e mazhorancës.

Në një konferencë të përbashkët nga selia blu, ish-deputeti Oerd Bylylbashi dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso publikuan dy tabela ku vihet re një manipulim i konsiderueshëm i pjesëmarrjes në votime, por edhe i numrit të votave të pavlefshme.

Sipas demokratëve, këto të dhëna janë të vërteta dhe janë siguruar nga materialet audio dhe video të qendrave të numërimit.

Bylykbashi u shpreh se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë: fletët e votimit që janë marrë në grup, plotësimi i fletëve të votimit bosh, si edhe mbushja e kutive të votimit nga komisionerët socialistë.

Më tej, ish-deputeti solli me foto disa raste, që sipas PD-së, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca. Po ashtu, PD-ja akuzon kryeministrin Edi Rama, por edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion ndaj administrates shtetërore për pjesëmarrjen në votime.