PD: Rama emëron në një detyrë shtetërore gruan e Denar Bibës, nuk justifikoi pasuritë

16/02/2020 - 11:26

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se me në krye të qeverisë Edi Ramën nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit.

Balliu deklaroi se kryeministri ka përdorur standard të dyfishtë me rastin e bashkëshortes së nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, Elona Kala.

Pasi nuk mundi të kalojë Vettingun, Balliu tha se, këshilltarja e Gjykatës së Lartë u tërhoq nga sistemi i drejtësisë sepse nuk justifikonte pasuritë e saj dhe të bashkëshortit. Por, me një vendim qeverisë, Rama e ka emëruar Kalën në një post në Entin Rregullator të Ujit.

“Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.  Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.  Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.  Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore”, tha Balliu.

Me këtë veprim, Balliu tha se Rama hedh poshtë një nga kushtet e Bundestagut.

Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë: “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut”, tha Balliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka vlerësuar solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dhënë 30 mjekë dhe infermierë që do të luftojnë m

Kompania “Air Albania”, ka nisur sot misionin për kthimin në atdhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të bllokuar në qytete të ndrysh

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën k

Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për koronavirusin.

Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh